Kupa e Botës, Portugalia e Ronaldos eliminon Kroacinë e Modriqit

03 korrik 2026 | 03:17

Portugalia është kualifikuar mes 16 ekipeve më të mira të Botërorit.

Luzitanët kanë triumfuar 2-1 me përmbysje ndaj Kroacisë, në një ndeshje dinamike.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja kombëtaret.

Fraksioni i dytë ka nisur me golin e kroatëve, që kanë kaluar në avantazh me Perisiqin në minutën e 53-të.

Ronaldo ka barazuar rezultatin në minutën e 61-të, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje.

Megjithatë sulmuesi portugez ia ka dalë të shënojë 7 minuta më vonë, këtë herë me penallti, për të barazuar shifrat.

Në minutën e 81-të, Kroacisë i është anuluar goli i Suciq, për pozicion jashtë loje.

Kur dukej se ndeshja do të shkonte në shtesa, ka ardhur goli vendimtar.

Goncalo Ramos ka shfrytëzuar një krosim të Leaos në minutën e 94-të dhe ia ka dalë të shënojë me kokë, golin e dytë dhe të kualifikimit për Portugalinë.

Në minutën e 13-të shtesë, kroatët kanë barazuar rezultatin me Gvardiol, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje.

Në fazën e 1/8-ve, luzitanët do të luajnë ndaj Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata “Jehona e Malësisë”, përmes kryetarit Zef Berishaj, ka reaguar…