Rama: Nuk do ta lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja nuk është opsion

03 korrik 2026 | 11:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, duke theksuar se është mandatuar nga qytetarët për ta çuar vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për DW, Rama ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit ai dhe Partia Socialiste kanë marrë mbështetjen e rreth 860 mijë qytetarëve për të përmbushur misionin e mbylljes së negociatave me Bashkimin Evropian.

“Unë kam ndarë me GP opinionet e mia dhe kam shprehur një ndjesi lidhur me faktin që unë jam zgjedhur dhe qëndroj në detyrë për të bërë gjërat, jo për t’u tërhequr zvarrë. Ndërkohë, dorëheqja nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë opsion për një arsye të thjeshtë, sepse jam mandatuar bashkë me PS-në nga 860 mijë shqiptarë për të realizuar misionin e mbylljes së negociatave me BE-në. Ky mision historik s’mund të lihet në mes për asnjë arsye”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petrol Company vazhdon të e mbajë të fortë pozitën e…