Xhaka me Zvicrën kalojnë në 1/8 e finales së Botërorit

03 korrik 2026 | 11:18

Zvicra është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, pasi e ka mposhtur Algjerinë me rezultat 2:0.

Breel Embolo realizoi golin e epërsisë për helvetët në minutën e 10-të.

Në fillim të pjesës së dytë, Dan Ndoye vulosi fitoren e Zvicrës, duke shënuar golin e dytë në minutën e 46-të.

Kombëtarja zvicerane, e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka, në fazën tjetër do të përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet Kolumbisë dhe Ganës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të premten me…