Kurti: Do të kemi fabrikën e municioneve “Made in Kosova”

03 korrik 2026 | 12:29

Republikës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan sot edhe 12 oficerë të rinj, të cilët kanë përfunduar me sukses rrugëtimin katërvjeçar të përgatitjes akademike, ushtarake dhe të lidershipit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se sot është një ditë krenarie për shtetin, sepse në kazermën që mban emrin e kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, diplomuan disa nga udhëheqësit e ardhshëm të ushtrisë sonë.

“Krahas investimeve mbi 460 milionë euro për blerje armatimi, kemi dyfishuar numrin e ushtarëve, kemi katërfishuar trajtimet e mbi të gjitha kemi mbështetur shkollimin dhe edukimin e tyre. Për katër vjet, do të investojmë 1 miliard euro të tjera, do t’i kemi një mijë vajza e gra në ushtrinë tonë dhe do të kemi fabrikën e municioneve ‘Made in Kosova’”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një operacion i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe…