Konjufca uron Irlandën për marrjen e Presidencës së BE-së
03 korrik 2026
| 13:20
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij irlandeze, Helen McEntee, për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit Evropian të BE-së për gjashtëmujorin e ardhshëm.
“Urime Irlandës për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. I shpreh urimet më të mira Ministres së Punëve të Jashtme, Helen McEntee, dhe ekipit të saj për një mandat të suksesshëm dhe produktiv”, ka shkruar Konjufca në platformën “X”.
Ai ka shtuar se përkushtimi i vazhdueshëm i Irlandës ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian ka një rëndësi të veçantë për rrugën evropiane të Kosovës, ndërsa shtoi se “pres me padurim bashkëpunimin e ngushtë me Presidencën irlandeze gjatë muajve në vijim”.



