Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

03 korrik 2026 | 15:33

Ish-kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e ftuar në emisionin “Kosova Today”, ka komentuar rezultatet e partive politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Daka ka thënë se pozicionimi i partive politike dhe mungesa e sinjaleve nga partia e parë lënë të kuptohet se vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

“Jemi duke shkuar asaj rruge (drejt zgjedhjeve të reja), me vet faktin që bisedime nuk ka. Është shumë e qartë se ne përsëri jemi duke shku kah zgjedhjet, fatkeqësisht për këtë vend. Nuk kemi prononcime nga partia në pushtet e cila duhet e para të japë sinjal që dëshiron ta zgjidhë këtë krizë, ajo është e vetmja e cila i ka krejt letrat në dorë, i ka numrat…”, ka thënë ajo.

Sipas Dakës, edhe në rast të zgjedhjeve të reja, rezultatet nuk shfaqin sinjale të ndonjë ndryshimi të madh elektoral.

“Nuk është që kemi pasur lëvizje të madhe të votave, përveç këtyre 150 mijë qytetarëve që nuk kanë dalë me votu fare dhe tash nuk mundemi me thënë me siguri që ato vota kanë qenë të VV-së, sepse ndoshta ka pasur edhe votues të partive tjera. Megjithatë, numri më i madh që i mungon nga zgjedhjet e 28 dhjetorit janë votat për partinë në pushtet, pra nuk kemi ndonjë ndryshim shumë të madh…”, ka shtuar Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare në…