Osman Selmani arrestohet nga Serbia

03 korrik 2026 | 16:13

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nga Serbia në pikën kufitare Mutivodë, gjatë kthimit nga vendlindja e tij, dhe më pas është dërguar në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

I arrestuari është Osman Selmani, i cili aktualisht po mbahet nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte.

Lajmin për arrestimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij për “Klan Kosova”.

Familjarët e tij i kanë hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara dhe të pavërteta, dhe kanë theksuar besimin në pafajësinë e tij.

“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës,”  është thënë në reagimin e familjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rinis Gjonbalaj shpall të pavlefshme dëftesën e klasës 10 të…