Misetiqi i reagon Avokatit të Popullit të Speciales: Në gjashtë vjet nuk ka kontaktuar asnjëherë avokatët e Thaçit

03 korrik 2026 | 16:18

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, i ka reaguar Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, Pietro Spera, pasi ky i fundit, përmes një videoje të publikuar sot, foli për punën e tij në mbikëqyrjen e kushteve të paraburgimit.

Spera ka deklaruar se, në kuadër të mandatit të tij, u ka ofruar të paraburgosurve edhe takime private dhe konfidenciale, duke theksuar se disa prej tyre kanë pranuar ta takojnë, ndërsa të tjerë jo.

Në një reagim në platformën “X”, Misetiqi ka thënë se, ndonëse Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara flet për mandatin e tij të pavarur në monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të të akuzuarve, ai nuk ka kontaktuar asnjëherë me ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit gjatë gjashtë viteve të fundit.

Ai ka përmendur edhe Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, duke theksuar se ky i fundit ka qenë vazhdimisht në kontakt me mbrojtjen, në kuadër të përpjekjeve të tij monitoruese.

“Ndërsa Avokati i Popullit i DhSK-së thotë se mandati i tij është të ‘monitorojë, mbrojë dhe të mbrojë në mënyrë të pavarur’ të drejtat themelore të të akuzuarve, ai nuk i ka kontaktuar avokatët e Hashim Thaçit as edhe një herë në gjashtë vjet. Në të kundërt, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka kontaktuar në mënyrë aktive si pjesë e përpjekjeve të tij monitoruese”, ka shkruar Misetiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 41-vjeçare, Cristiano Ronaldo do të luajë tjetër ndeshje…