Argjentina vuan, por kualifikohet pas shtesave. Kepi i Gjelbër mahnit të gjithë
Argjentina është kualifikuar mes 16 më të mirave të Botërorit. Kampionët me fuqi, vuajtën për më shumë se 120 minuta lojë, për të marrë një fitore të vështirë 3-2 ndaj Kepit të Gjelbër.
Ajo që pritej të ishte një ndeshje e lehtë, rezultoi shumë e vështirë për bardhekaltrit, që u shtangën nga afrikanët.
Messi zhbllokoi takimin në minutën e 29-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi me golin e Kepit të Gjelbër, që barazoi me Duarte në minutën e 59-të.
Koha e rregullt u mbyll me këtë rezultat, ndërsa shtesat nisën me gol për Argjentninën, që mori avantazhin me Lisandro Martinez.
Kepi i Gjelbër nuk u dorëzua dhe barazoi me një supergol nga Lopes Cabral në minutën e 103-të.
Një autogol i Borges në minutën e 111-të, i dha avantazhin dhe kualifikimin Argjentinës, që do të përballet me Egjiptin në fazën tjetër.



