4 Korriku, homazh për lirinë, demokracinë dhe aleancën tonë të përhershme
Shkruan: Hisen Berisha
Sot, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me respektin dhe mirënjohjen më të thellë, u përcjell urimet më të përzemërta popullit amerikan dhe të gjithë atyre që besojnë e mbrojnë idealet e lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.
4 Korriku nuk është vetëm festa kombëtare e një shteti të madh, por është simbol i triumfit të lirisë mbi shtypjen, i të drejtës së popujve për vetëvendosje dhe i besimit se demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut janë vlera universale që duhet të mbrohen kudo në botë.
Për më shumë se dy shekuj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një shtyllë vendimtare në mbështetjen e popujve që kanë luftuar për pavarësi, liri dhe dinjitet.
Me lidershipin e tyre global, kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e stabilitetit politik, nxitjen e zhvillimit ekonomik, mbrojtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë ndërkombëtare.
Filozofia e paqes përmes forcës po shërben si garanci që popujt e lirë të jetojnë të sigurt, të zhvillohen dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në paqe.
Për ne, shqiptarët, dhe veçanërisht për Republikën e Kosovës, pesha historike dhe roli i Shteteve të Bashkuara janë të pazëvendësueshme.
Në momentet më vendimtare të historisë sonë, Amerika qëndroi në anën e drejtësisë, të lirisë dhe të së drejtës së popullit tonë për të jetuar i lirë në vendin e vet.
Mbështetja amerikane ishte vendimtare për lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin dhe vazhdon të jetë themel i konsolidimit të Kosovës si shtet demokratik, sovran dhe i orientuar drejt vlerave euroatlantike.
Aleanca mes botës shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është thjesht një partneritet politik, ajo është një lidhje e ndërtuar mbi besimin, vlerat e përbashkëta, sakrificat dhe miqësinë e dëshmuar në kohët më të vështira.
Është një aleancë që duhet të ruhet, të forcohet dhe të trashëgohet brez pas brezi.
Në këtë ditë të shënuar, shpreh mirënjohjen time të thellë për popullin amerikan, për institucionet e tij dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar që liria të mos mbetet privilegj i disa popujve, por të jetë një e drejtë universale e çdo njeriu.
Urime 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë e përhershme me kombin shqiptar. Qoftë e përjetshme aleanca jonë në shërbim të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.
🇺🇸 July 4th, a tribute to greedom, democracy, and our enduring alliance
Today, on the Independence Day of the United States of America, I extend my warmest congratulations and deepest respect and gratitude to the American people and to all those who believe in and uphold the ideals of freedom, democracy, and human dignity.
July 4th is not merely the national holiday of a great nation buz it is a symbol of the triumph of freedom over oppression, of the right of peoples to self-determination, and of the conviction that democracy, the rule of law, and human rights are universal values that must be protected throughout the world.
For more than two centuries, the United States of America has stood as a decisive pillar in supporting peoples striving for independence, freedom, and dignity.
Through its global leadership, the United States has made an extraordinary contribution to preserving political stability, promoting economic development, safeguarding peace, and strengthening international security.
The philosophy of peace through strength continues to serve as a guarantee that free peoples can live in security, prosper, and build their future in peace.
For us, the Albanian people, and especially for the Republic of Kosova, the historical significance and the role of the United States are truly irreplaceable.
At the most defining moments of our history, America stood on the side of justice, freedom, and the right of our people to live freely in their own homeland.
American support was instrumental in securing our freedom, independence, and state-building, and it continues to serve as the cornerstone of Kosova’s consolidation as a democratic, sovereign state firmly committed to Euro-Atlantic values.
The alliance between the Albanian world and the United States of America is far more than a political partnership. It is a bond built upon trust, shared values, sacrifice, and a friendship proven during the most difficult times. It is an alliance that must be preserved, strengthened, and passed on from generation to generation.
On this special occasion, I express my profound gratitude to the American people, their institutions, and to all those who have contributed to ensuring that freedom does not remain the privilege of a few nations, but stands as a universal right of every human being.
Happy Fourth of July, independence day of the United States of America!
May God bless the United States of America and its enduring friendship with the Albanian nation.
May our alliance remain everlasting, in the service of freedom, democracy, peace, and prosperity.



