Mosgrumbullimi i qumështit, Behrami reagon për situatën: Pasojat po i vuajnë fermerët

04 korrik 2026 | 22:37

Artan Behrami ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga Fermerët Kosovarë të Qumështit lidhur me mosrifillimin e grumbullimit të qumështit të freskët dhe vonesën në publikimin e rezultateve të mostrave të marra nga Qumështorja VITA për muajt prill dhe maj 2026.

Në reagimin e tij, Behrami ka përmendur rastin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tafë Çeku, duke thënë se ai është detyruar ta derdhë qumështin që prodhon çdo ditë.

“Sot, ish-ushtari i UÇK-së, Tafë Çeku, detyrohet ta derdhë në lumë qumështin që e prodhon çdo ditë me mund e sakrificë.
Një pamje e rëndë që tregon se kur goditen bizneset, pasojat i paguajnë fermerët,” ka thënë Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më…