“Protestë si me arkivolin e Azemit”, këshilltari i PS: Berisha edhe kur s’ka kufomë, e shpik

04 korrik 2026 | 22:02

Këshilltari socialist Alfred Muharremi ka reaguar pas zhvillimeve në protestën e sotme, duke akuzuar opozitën dhe veçanërisht Sali Berishën se ka deformuar karakterin qytetar të saj.

Sipas Muharremit, protesta që nisi si një lëvizje qytetare me mesazhe paqësore, përfundoi duke humbur identitetin e saj.

Reagimi i plotë

Ky është arkivoli i një proteste që mund të kishte hyrë në histori si shembulli i qytetarisë, por që sot u fut në arkivolin e mundësive të humbura.

Kjo protestë do të kujtohet për fillimin e saj dinjitoz, jo për fundin e saj kaq të dhunshëm, kaq qesharak që nuk ndodhte nga viti 1998 kur Sali Berisha mësynte drejt kryeministrisë me arkivolin e Azemit.

Pardesybardhët atë ditë u bënë pardesyzinj, dhe sot janë po pardesyzinjtë që nuk heqin dorë nga pengmarrja.

Pra fytyrat e reja me shembullin e të së vjetrës, kanë nevojën përherë për 1 kufomë proteste, madje edhe kur nuk është ose e shpikin ose e vrasin, sot e shpikën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Selmani, djali i Osman Selmanit i arrestuar së fundmi…