Ramadani mbyll ciklin te Lecce, karrierën e vazhdon në Turqi

05 korrik 2026 | 11:10

Ylber Ramadani është pranë largimit nga Lecce, duke i dhënë fund një periudhe trevjeçare me klubin italian, ku zhvilloi mbi 100 ndeshje zyrtare.

Mesfushori i Kosovës pritet të transferohet te Corum FK, skuadër që garon në Ligën e Parë të Turqisë (TFF 1. Lig).

Sipas raportimeve nga Italia, marrëveshja është drejt finalizimit dhe zyrtarizimi pritet në ditët në vijim.

Kështu, pas eksperiencës së suksesshme në Serie A, Ramadani do të nisë një sfidë të re në futbollin turk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar…