Juniku bëhet me Ballkon Panoramik, Ruzhdi Shehu: Një tjetër pikë turistike që pasuron komunën
Sipas tij, projekti bashkon vlerat natyrore, kulturore dhe turistike të dy zonave, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Ky është njoftimi i plotë i kryetarit:
Sot në fshatin Gjocaj përuruam Ballkonin Panoramik, një pikë e re turistike që i shtohet Komunës së Junikut.
Realizimi i këtij investimi vjen në kuadër të projektit “Mirdita Junik”, një projekt që dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke bashkuar vlerat natyrore, kulturore dhe turistike të dy trevave tona.
Në këtë rrugëtim falënderojmë Bashkimin Evropian për mbështetjen, si dhe partnerët tanë në këtë projekt: CHwB Kosova, Bashkinë Mirditë dhe Qendrën UET , për kontributin dhe bashkëpunimin në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Nga bukuritë natyrore të Junikut, vazhduam me hapjen e edicionit të tretë të Festivalit “Kah Drita”.
Mirë se vini në Junik!



