Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, sa po presin në kufij?
05 korrik 2026
| 14:30
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se këtë të diel pritjet në shumicën e pikave kufitare janë pa fluks të shtuar.
Sipas përditësimit të fundit, pothuajse në të gjitha pikat kufitare regjistrohen pritje prej 3 deri në 5 minutash, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Megjithatë, në Han të Elezit dhe në Vërmicë, mërgimtarët presin nga 10 deri në 15 minuta në hyrje, ndërsa në dalje pritjet mbeten nga 3 deri në 5 minuta.




