Vdes në moshë të re Petrit Kallaba nga Kamenica
Sot është ndarë nga jeta Petrit Kallaba, në moshën 38-vjeçare, duke lënë në pikëllim familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e tij në “Facebook”. “Në orën 14:38 ndërroi jetë i dashuri ynë, Petrit Xhevdet Kallaba. Për ecurinë e varrimit pason njoftimi më vonë. Ngushëllime për të gjithë! Shpirti i tij u prehtë në parajsë!”.
Petrit Kallaba ishte i njohur për aktivitetet e shumta që zhvillonte dhe për angazhimin e tij në komunitet. Ai gjithashtu njihej si një sportist i dalluar, duke lënë gjurmë me përkushtimin dhe energjinë e tij.
Ndarja e tij e parakohshme ka prekur shumë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë, të cilët po shprehin ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e tij.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kallaba. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Petrit Kallabën dhe shpirti i tij u prehtë në paqe.



