Hapet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

15 korrik 2026 | 22:02

Rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë është hapur për qarkullim, ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se punimet në këtë rrugë kanë përfunduar dhe se tashmë ajo është e hapur për automjetet dhe qytetarët.

“U kry. Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”, ka shkruar Rama në njoftimin e tij.

Dy ditë më parë, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar për mbylljen e përkohshme të segmentit të dytë të kësaj rruge.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së Kupës së…