ShBA-ja: Aleatët e NATO-s shënuan rritje historike të investimeve në mbrojtje

23 korrik 2026 | 11:24

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO ka bërë me dije se aleatët e Aleancës kanë shënuar një rritje të paprecedentë të investimeve në mbrojtje, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt një ndarjeje më të barabartë të barrës së sigurisë kolektive.

Në një njoftim të publikuar në platformën “X”, Misioni i ShBA-së në NATO ka deklaruar se investimet e aleatëve janë rritur me më shumë se 20 për qind vetëm gjatë vitit të kaluar, ndërsa shpenzimet e tyre kanë qenë 139 miliardë dollarë më të larta krahasuar me vitin 2025.

Sipas misionit amerikan, kjo rritje historike e investimeve po kontribuon në rikthimin e një balance më të madhe brenda Aleancës, duke ulur njëkohësisht barrën financiare të mbajtur nga Shtetet e Bashkuara.

“Investimet e aleatëve të NATO-s u rritën me më shumë se 20 për qind vetëm gjatë vitit të kaluar, me aleatët që shpenzuan 139 miliardë dollarë më shumë se në vitin 2025. Kjo rritje historike e investimeve po rikthen barazinë brenda Aleancës dhe po e zvogëlon barrën mbi Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Misionit të ShBA-së në NATO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një hetim disa mujor i zhvilluar nga Policia e Kosovës…