Policia shqiptoi 2 638 gjoba trafiku brenda 24 orëve
24 korrik 2026
| 08:52
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2 638 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 2 me fatalitet, 30 aksidente kanë qenë me lëndime e 36 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 31 persona, ndërkaq 19 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona u dërguan në vuajtje të dënimit.



