Fundi i një epoke, Nicolas Otamendi i jep lamtumirën Argjentinës pas 139 ndeshjeve

24 korrik 2026 | 11:33

Mbrojtësi veteran Nicolas Otamendi ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga Kombëtarja e Argjentinës, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme 17-vjeçare me fanellën “Albiceleste”.

Ndeshja e tij e fundit me përfaqësuesen ishte finalja e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, të cilën Argjentina e humbi 1-0 pas vazhdimeve.

Otamendi, 38-vjeçar, largohet nga Kombëtarja me 139 paraqitje, duke u renditur mes futbollistëve me më së shumti ndeshje në historinë e Argjentinës.

Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, ai fitoi Kupën e Botës 2022, dy trofe të Copa América-s, në vitet 2021 dhe 2024, si dhe Finalissiman 2022.

Otamendi debutoi me Argjentinën në vitin 2009 dhe mori pjesë në katër edicione të Kupës së Botës.

Me largimin e tij, mbyllet një kapitull i artë i futbollit argjentinas, ku mbrojtësi la gjurmë si një nga liderët e skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka publikuar një…