Irani njofton përparim në bisedimet me Omanin për ngushticën e Hormuzit

26 korrik 2026 | 08:57

Irani njoftoi të dielën se ka bërë përparim në bisedimet me Omanin lidhur me mekanizmat operacionalë për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se nuk ka pasur ndryshime në trafikun detar përmes këtij kalimi ujor strategjik.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, tha se të premten dhe të shtunën në Teheran u zhvilluan disa raunde bisedimesh midis zëvendësministrave të jashtëm të Iranit dhe Omanit, raporton Anadolu, transmeton klankosova.tv.

“Palët shkëmbyen pikëpamje mbi parimet e përbashkëta dhe mekanizmat operacionalë për kalimin e sigurt të anijeve në Ngushticën e Hormuzit,” tha Baqaei, sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve “Fars”.

Ai i cilësoi bisedimet si “produktive”, duke thënë se gjatë diskutimeve ishte arritur përparim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës do të shënojë sot, më 26 korrik,…