Ekstradohet nga Kosova në Danimarkë i kërkuari përmes Interpolit

27 korrik 2026 | 17:21

Policia e Kosovës ka bërë ekstradimin e një shtetasi të Danimarkës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar.

“I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes Interpolit me letërreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë daneze, për veprat penale ‘Vrasje’, ‘Mbajtja e armëve të zjarrit në rrethana veçanërisht rënduese’ dhe ‘Zjarrvënie’”, ka njoftuar policia.

Ekstradimi është realizuar bazuar në ligjet në fuqi dhe, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Danimarkës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TABU 002 SH.P.K. shpall te pavleshme certifikaten e biznesit me…