Të premten mbahet mbledhja e përbashkët e Albulena Haxhiut me krerët e partive politike
28 korrik 2026
| 15:52
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të mbajë të premten, më 31 korrik, një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike.
Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë diskutimi për përgatitjet e Seancës konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Mbledhja do të zhvillohet në sallën C-301, duke filluar nga ora 11:00.



