Barça humb durimin për Alvarezin, kërkon alternativa

29 korrik 2026 | 15:28

Barcelona duket se ka humbur durimin në negociatat për transferimin e Julian Alvarez.

Klubi katalanas vazhdon ta konsiderojë sulmuesin argjentinas si objektivin kryesor për përforcimin e repartit ofensiv, por vështirësitë për të arritur një marrëveshje me Atletico Madridin kanë bërë që drejtuesit e Barcelonës të shqyrtojnë edhe alternativa të tjera.

Alvarez shihet si kandidati ideal për të marrë rolin e pasuesit të Robert Lewandowskit në majën e sulmit, mirëpo Atletico Madridi nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij lehtësisht.

Klubi madrilen ka insistuar se sulmuesi argjentinas është pjesë e rëndësishme e projektit të skuadrës dhe nuk është në shitje.

Për këtë arsye, Barcelona ka nisur të shqyrtojë opsione të tjera në rast se transferimi i Álvarez dështon.

Drejtori sportiv i klubit, Deco, po punon për të gjetur një tjetër sulmues që mund të përshtatet me filozofinë e lojës së skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.

Në mesin e alternativave të përfolura është edhe Joao Pedro i Chelseat, për të cilin klubi anglez raportohet se është i gatshëm të dëgjojë ofertat.

Barcelona ende nuk e ka mbyllur derën për transferimin e Alvarezit, por drejtuesit katalanas tashmë po përgatiten edhe për skenarin në të cilin marrëveshja me Atlético Madridin nuk arrihet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Danny Welbeck dhe shpreson…