Falënderim publik nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega Viti për Banjën “Nëna Naile” në Kllokot

30 korrik 2026 | 12:18

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega Viti shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj të sinqertë për Banjën “Nëna Naile” në Kllokot, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar për veteranët e luftës së UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve që nga përfundimi i luftës e deri më sot. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, kësaj radhe nga shërbimet rehabilituese të kësaj banje do të përfitojnë gjashtë veteranë të UÇK-së dhe katër anëtarë të familjeve të dëshmorëve.

Përkushtimi, humanizmi dhe gatishmëria e vazhdueshme për të qenë pranë kategorive të dala nga lufta përbëjnë një kontribut të çmuar dhe një shembull të solidaritetit shoqëror, i cili vlerësohet lart nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Falënderojmë Banjën “Nëna Naile” për respektin, përkujdesjen dhe mbështetjen që ka dëshmuar ndër vite. Besojmë dhe urojmë që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen, në shërbim të veteranëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve.

Me respekt,

Idriz Quni
Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega Viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Kosovës i kanë vazhduar të enjten punët për…