Nuk është fundi i botës!
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Kush humbi e kush fitoi?: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së përfundoi ashtu si e kam paraparë. Lumir Abdixhiku mbijetoi duke u konfirmuar si kryetar deri në kuvendin e rregullt zgjedhor në vitin 2027. Krahu që kërkoi shkarkimin e Abdixhikut përfaqëson mbi 45 të votuesve të LDK-së, prandaj kjo fitore e Abdixhikut është “ fitore e Pirros”. Krahu kundërshtues nuk kishte përkrahje thuaja nga askush dhe argumenti për të cilin menduan se mjafton për ta shkarkuar Abdixhikun ishte përkushtimi ndaj partisë një pjesë e të cilëve ishin anëtarë thuaja nga themelimi i partisë (dhjetor 1989). Ndërkaq krahu i Abdixhikut përveç përkrahësve (afërsisht 55 për qind) e kishte përkrahjen absolute të lulegjelave të LV-së me krye lulegjelin suprem, Albin Kurthi. Dhe të një personi dinak, të keq dhe pa asnjë skrupull kur është në pyetje pushteti dhe interesi personal, “Vejusha e Zezë”, Vjosa Osmani, politikisht, me të drejtë e përdhunuar nga Kurthi. Po përfolet për shuma të mëdha parash, poste dhe favore tjera që do të përfitonin nëse e shpëtojnë kokën politike të Abdixhikut. Albini e përkrahu, Glauk Pinokio Konjufca gjithashtu, Adriana Matoshka, Arbresha Kokëziu, Adnan Rrusta, Lenka Quko e Maqellarës, ndërsa në planin logjistik fort u angazhua një person me trup të madh dhe tru ekstremisht të vogël, dashamir i barit (nuk është vegjetarian si do të mendoni) dhe organizator i orgjive për miq dhe bashkëpartiak. Makro politik. Budalla që jeton shkëlqyeshëm nga prostitucioni politik. Rrenc dhe mashtrues enciklopedik.
Si tutje: Lumir Abdixhiku pasi i shpëtoi gijotinës politike tha se nuk ka hakmarrje për askend . Përveç Përparim Ramës të cilin po të kishte mundësi do ta ngulte në hu sikur dikur jeniçerët turq që bënin me kundërshtarët e tyre! Lumir Abdixhiku tani është në situatë më të rëndë se para Kuvendit të jashtëzakonshëm, përfundimisht nuk e kontrollin gjysmën e partisë. Me kalimin e kohës do ta humbë edhe më shumë përkrahjen nëse krahu kundërshtues qëndron i bashkuar. Proceset në të ardhmen do të jenë të rënda, marrëveshja me Serbinë e Brukselit dhe Ohrit do të sjellë situata ku shapi ndahet prej sheqeri, kallaji nga ari dhe baroti nga m… Lumir Abdixhiku dhe Vojsa Osmani do të jenë rrogëtarë të Kurthit, për një bythë karrike. Këtyre nuk iu intereson as Kombi e as Shteti sepse nuk kanë dhënë asnjë kontribut përveç se janë përfitues parazit dhe patologjik. Albin Kurthi ia dinë shijen dhe grykësinë andaj iu ofronë një meny që e duan. Lumi dhe Voca, si Boni dhe Kllajd janë çift i përkryer për një skenë të kriminalizuar politike siç është në Kosovë prandaj paraqesin lëndë të parë të shkëlkqyer për përpunim dhe riciklim të servilizmit antikombëtar, antishtet për një helmues të jashtëzakonshëm midis shqiptarëve siç është Çezare Borxhia i Kosovës – Albin Kurthi.
Nëse krahu i Gazit dhe Imrisë e menaxhojnë mirë situatën do të jenë më të fuqishëm se para Kuvendit. Asnjë nuk duhet të japin dorëheqje nga LDK-ja sepse nuk kanë arsye. Deri në kuvendin e rregullt duhet të pajtohen se Abdixhiku është kryetar e që nuk nënkupton se do ta përkrahin apo e votojnë çdo propozim dhe marrëveshje të Abdixhikut. Qëllimi është që Abdixhiku të sillet si satelit rreth Kurthit, kurse Vojsa Osmani ta merr LDK-në. Këtë nuk duhet lejuar me asnjë çmim. Nëse Abdixhiku arrin një marrëveshje të mirë për Kosovën dhe LDK-në me Kurthin, duhet ta përkrahin. Krahu i Gazit dhe Imrisë mund të kenë 6 deri 8 deputetë e që do të jenë përcaktues për çdo vendim për vendin. Nëse bien në kurth të Abdixhikut që e shpalli një “amnisti” për krahun kundërshtues, përjashtuar Përparim Ramën, do të përçahen dhe një nga një do të eliminohen nga dyshja antikomb dhe antishtet, Lumi dhe Voca – Boni dhe Kllajd. Këtyre nuk u intereson LDK-ja dhe Kosova prandaj janë të gatshëm që LDK-në ta bëjnë si nëndegë të “Guxo”-s. Krahu i Gazit dhe Imrisë duhet të takohet shpejtë duke vendosur kushte dhe kritere se a do ta përkrahin apo jo Abdixhikun. Abdixhiku e ka të qartë se pas Gazit në Pejë nuk ka pushtet të LDK-së, as në Lipjan pas Imrisë dhe në Prishtinë pa Përparimin. E provoi me Ekremin në Podujevë, pësoi fijasko, ashtu edhe me Visarin në Ferizaj. Luto “Fukaraja” është më i zoti se Noa, varka e të cilit u përmbysë. Varka e Lutës po përballon çdo përmbysjeje të LDK- së. Dukuri interesante.
Tash e tërë beteja do të bëhet kundër Përparim Ramës, aktualisht është i vetmi lider me dije, qëndrim, veprim, guxim dhe koçe opozitare. Prandaj po sulmohet aq shumë.
Prandaj nuk ka vend për dëshpërim!



