Justin Trudeau në Prishtinë, ish-kryeministri kanadez ndoqi nga afër koncertin e Katy Perryt, del fotografia
01 gusht 2026
| 14:30
Katy Perry elektrizoi publikun në natën e parë të Sunny Hill Festival me një performancë plot energji në Prishtinë.
Megjithatë, përveç spektaklit në skenë, një tjetër detaj tërhoqi vëmendjen e fansave.
Prej ditësh qarkullonin spekulime nëse partneri i saj, ish-kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, do ta shoqëronte gjatë vizitës në Kosovë. Edhe pse ai nuk u shfaq publikisht gjatë koncertit, prania e tij në festival është konfirmuar.
Ishte DJ Deezy, një nga artistët pjesëmarrës në Sunny Hill Festival, ai që publikoi një fotografi me Trudeau nga ambientet e festivalit, duke zbuluar se politikani kanadez ndodhej në Prishtinë për të ndjekur nga afër performancën e këngëtares.




