Zjarre masive në Uashington, evakuohen 60 mijë banorë, shkatërrohen qindra ndërtesa
03 gusht 2026
| 08:26
Zjarret masive që kanë përfshirë shtetin e Uashingtonit kanë detyruar rreth 60 mijë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre në zonën e Spokane.
Sipas autoriteteve, të paktën 600 shtëpi, biznese dhe objekte të tjera janë shkatërruar nga flakët, ndërsa zjarret kanë përfshirë një sipërfaqe prej rreth 1.000 kilometrash katrorë në mbarë shtetin.
Disa prej vatrave të zjarrit vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe shuarjen e tyre.
Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo persona të zhdukur.
Autoritetet kanë paralajmëruar se moti i thatë mund ta përkeqësojë situatën dhe të vështirësojë ndërhyrjen e ekipeve emergjente. Ndërkohë, hetimet për shkaqet e zjarreve janë duke vazhduar.



