Kylie Jenner ndez rrjetin me bikini, linjat e saj marrin gjithë vëmendjen
Vetëm pak ditë para se të festojë ditëlindjen e saj të 29-të, Kylie Jenner, ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re me bikini nga koleksioni i saj veror.
Anëtarja më e re e familjes Kardashian-Jenner, ka pozuar para pasqyrës e veshur me një bikini të gjelbër nga marka e saj, Khy.
Krahas fotos selfie, ajo ka shkruar shkurt: “Bikini im i preferuar”. Flokët e gjatë të zinj i binin mbi supe, ndërsa pamjen e kishte kompletuar me manikyr mat të zi. Edhe pse një pjesë e fytyrës ishte e mbuluar nga telefoni, binte në sy grimi i saj karakteristik me buzë në nuanca neutrale.
Themeluesja e markës “Kylie Cosmetics” kohët e fundit ka publikuar shpesh fotografi me veshje plazhi. Muajin e kaluar ajo u shfaq me një kombinim nga marka “Paloma Wool”, i përbërë nga pjesa e sipërme e bikinit “Dido” dhe pantallona capri me motive lulesh në nuanca blu dhe rozë. Pamjen e kompletoi me sandale rozë prej gome të markës Chloé.





