Azem Syla viziton familjen e Jashar Salihut në Batushë për ngushëllime

03 gusht 2026 | 16:13

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, ka vizituar familjen e heroit Jashar Salihu në Batushë të Gjakovës, për t’u shprehur ngushëllime për humbjen e djalit të tij, Blerim Batusha, i cili humbi jetën para disa ditësh në një aksident trafiku në Zvicër.

Gjatë vizitës, Azem Syla u shprehu ngushëllime familjarëve, duke ndarë dhimbjen me ta dhe duke vlerësuar kujtimin dhe figurën e të ndjerit në këto momente të rënda për familjen, raporton “Epoka e re”.

Blerim Batusha ishte djali i heroit të luftës së UÇK-së, Jashar Salihu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina dhe Rusia shkëmbyen edhe një valë tjetër sulmesh me…