Abdixhiku: Nuk ka takim sot me Kurtin

05 gusht 2026 | 15:51

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk është paraparë ndonjë takim i ri me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Abdixhiku, i cili ishte i pari që doli nga mbledhja, nuk pranoi të japë detaje për diskutimet e zhvilluara me deputetët e LDK-së.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë takim gjatë ditës me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Abdixhiku u përgjigj se nuk ka zhvillime të reja pas takimit të mbrëmshëm.

“Ju lutem, dje dhashë konferencë. Më lejoni pak kohë. Nuk ka asgjë tjetër”, tha Abdixhiku.

Ndërsa, në pyetjen nëse do të takohet sot me Kurtin, ai u përgjigj shkurt: “Jo, s’ka takim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova ka shënuar golin e tij të parë me…