Rahmani: Çdo institucion dirigjohet nga Kurti, jemi në një situatë autoritarizmi

05 gusht 2026 | 15:56

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po qeveriset vendi nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Duke folur në emisionin “Kosova Live” në “T7” për situatën aktuale politike dhe ngërçin institucional, Rrahmani ka deklaruar se Kosova ndodhet në një situatë që ai e cilësoi si “autoritarizëm”.

“Sot jemi në një situatë autoritarizmi, ku çdo institucion drejtohet nga Albin Kurti. Ai nuk e ka asnjë mbikëqyrje”, ka thënë Rrahmani.

Sipas deputetit të PDK-së, vonesa në nisjen e takimeve politike nuk është e rastësishme, por pjesë e një strategjie të Kurtit.

Rrahmani e ka akuzuar kryeministrin në detyrë se po e shfrytëzon situatën e krijuar politike për të ruajtur ndikimin mbi institucionet dhe për të konsoliduar pushtetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Hanin e Elezit është mbajtur me sukses Panairi Tradicional,…