Komandanti i KFOR-it takon zyrtarin e lartë të Mbrojtjes së Finlandës, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
05 gusht 2026
| 16:07
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë qendrore të misionit në Kampin “Film City” në Prishtinë gjenerallejtënantin Kari Nisula, zëvendësshef i Shtabit për Operacione në Komandën e Mbrojtjes së Finlandës.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, ndërsa Ulutash ka rikonfirmuar përkushtimin e misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Me këtë rast, komandanti i KFOR-it ka shprehur edhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm dhe të rëndësishëm të Finlandës në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë.



