Kur varrezat masive zbulojnë më shumë se një krim

05 gusht 2026 | 16:09

Kalludra e Vogël dhe Jabuka i bashkohen një liste lokacionesh ku janë zbuluar gjurmë të krimeve të luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës nga Serbia më 1999 dhe fshehjes së tyre, sikurse Batajnicë, Petrovo Selo, Peruçac, Rudnicë dhe Kizhevak. Në secilin rast është evidentuar i njëjti model: zhvendosja dhe fshehja e trupave të viktimave larg vendeve ku janë kryer krimet, duke vonuar për dekada zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësinë për familjet e tyre

Albanian For America

Afro tri dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka ende familje që nuk dinë për fatin e më të dashurve të tyre.

Prindër që kanë kaluar një jetë duke pritur një lajm, fëmijë që janë rritur pa një përgjigje dhe familje që nuk kanë një varr ku të vendosin lule në shenjëkujtimi.

Për ta, humbja nuk ka marrë kurrë fund, ndërkaq misteri vazhdon. Të ndodhur në mes humbjes, kujtesës e dhimbjes, ata jetojnë me pengun e tëvërtetës.

Kjo është arsyeja pse çdo zbulim i ri i një lokacioni të dyshuar për varrezë masive në Kosovë prek plagë që nuk janë mbyllur. Zbulimet e tilla, përvec njëprocesi hetimor janë mundësi e vonuar për tëvërtetën dhe për drejtësinë, gjithashtu të vonuara.

Rasti i Kalludrës së Vogël dhe Jabukës në Zubin Potok janë shembull i një historie të dhimbshme, por pa epilog.

Gërmimet që po zhvillohen në këto dy lokacione kanë ngjallur shpresën se disa familje mund të mësojnë më në fund fatin e njerëzve të tyre. Por fati i shumë të tjerëve ende mbetet i pazbardhur, ndërsa mungesa e qasjes në dokumentacionin shtetëror të Serbisë vazhdon të jetë një nga pengesat kryesore për zbardhjen e plotë të krimeve dhe përgjegjësisë për to.

Serbia përveç se kreu krimet, i fshehu ato dhe vazhdon të refuzojë hapjen e arkivave për t`i zbardhur krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, më1999.

Rasti i Kalludrës është ilustrues. Për masakrën e 23 civilëve shqiptarë të vrarë më 19 prill 1999 ështëfolur edhe më herët. Dëshmia e Ranko Tepavacit ishte dhënë para hetuesve të UNMIK-ut dhe Policisë së Kosovës në vitin 2003. Më vonë ajo u dokumentua nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe u bë pjesë e “Librit të Kujtesës së Kosovës”.Megjithatë, dyshimi për varrezë masive në këtëlokacion mbeti vetëm në tentativë dhe peng i njëhetimi jofeketiv.

Pjesa më tronditëse e kësaj dëshmie nuk është vetëm mënyra se si u vranë civilët. Sipas dëshmitarit, policia serbe, e njoftuar për vrasjen, nuk ndërhyri për t`i arrestuar autorët. Urdhri ishte që trupat të groposeshin. Nëse kjo dëshmi vërtetohet plotësisht nga hetimet në zhvillim, atëherë ajo hedh dritë mbi diçka që shkon përtej një masakre, ekzistencën e një mekanizmi që nuk synonte vetëm eliminimin e viktimave, por edhe zhdukjen e provave.

Ky element e bën Kalludrën të rëndësishme edhe sot, sepse përtej aktit fillestar të vrasjes, ajo flet për veprimet e mëvonshme të aparatit shtetëror serb, synim i të cilit ishte fshehja e gjurmëve të krimit.

Ekzistojnë dëshmi të shumta për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë, por zbardhja e plotë e përgjegjësisë komanduese dhe institucionale kërkon qasje në dokumentacionin shtetëror që ende mbahet i mbyllur nga ana e Serbisë.

Prandaj kërkesa e Kosovës për hapjen e arkivave ushtarake dhe policore të Serbisë buron nga vetë logjika e drejtësisë. Nuk mund të kërkohet që familjet të presin pafundësisht, ndërkohë që dokumentet që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve të mbeten në fshehtësi nga autoritetet serbe.

Përvoja e deritanishme tregon se zbulimi i varrezave masive nuk ka qenë rezultat i hapjes së arkivave. Ka ardhur kryesisht falë dëshmive individuale, punës së organizatave për të drejtat e njeriut, hetimeve shumëvjeçare dhe këmbënguljes së familjeve të viktimave.

Kjo është arsyeja pse çdo lokacion i ri i identifikuar ngre një pyetje të pashmangshme në lidhje me atë se sa informacione të tjera ekzistojnë dhe kush vazhdon t’i mbajë të fshehura ato.

Edhe sot, afro 1600 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur me dhunë nga lufta në Kosovë. Për familjet e tyre, koha nuk ka sjellë as qetësi, as të vërtetën e as drejtësinë.

Çdo hetim për varreza të mundshme masive është një shpresë për familjet dhe njëkohësisht një kujtesë se pa hapjen e arkivave nga Serbia, zbardhja e plotë e fatit të të zhdukurve mbetet ende larg.

Prandaj, Serbia duhet pa asn kusht dhe pas asnjëvonesë të vërë në dispozicion dokumentacionin që zotërojnë institucionet ushtarake dhe policore, për të ndihmuar në identifikimin e çdo varri masiv në Kosovë dhe për të siguruar që autorët e krimeve të mos mbrohen me heshtje institucionale, por edhe tëmos mbrohen në mënyrë institucionale.

Kalludra tregon se zbardhja e krimeve të luftës nuk varet vetëm nga gërmimet në terren, por nga gatishmëria e Serbisë për t`i hapur dosjet, për t`i mbledhur provat dhe për ta pranuar përgjegjësinë.

Për aq kohë sa kjo nuk ndodh, çdo varr masiv i zbuluar do të jetë vetëm një dëshmi më shumë e veprimeve kriminale të Serbisë në luftën e vitit 1999 dhe njëkohësisht pengim i të vërtetës për gati tri dekada.

Kalludra e Vogël dhe Jabuka i bashkohen një liste lokacionesh ku janë zbuluar gjurmë të krimeve të luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës nga Serbia më 1999 dhe fshehjes së tyre, sikurse Batajnicë, Petrovo Selo, Peruçac, Rudnicë dhe Kizhevak. Në secilin rast është evidentuar i njëjti model: zhvendosja dhe fshehja e trupave të viktimave larg vendeve ku janë kryer krimet, duke vonuar për dekada zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësinë për familjet e tyre.

Përgjigjet për varrezat masive nuk mund të dalin vetëm nga gërmimet në terren. Ato kërkojnë qasje në dokumentacionin shtetëror: raportet operative, ditarët e njësive, urdhrat e komandës dhe procesverbalet e institucioneve që kanë vepruar gjatë luftës. Vetëm përmes këtyre dokumenteve mund të përcaktohet më qartë zinxhiri i përgjegjësisë politike, ushtarake dhe institucionale.

Në këtë linjë, çështja e personave të zhdukur, respektivisht zbardhja e krimeve kundër shqiptarëve të Kosovës nga Serbia nuk përbën problem humanitar, por provë gatishmërisë së Serbisë për t’u përballur me të kaluarën e vet.

Në Kosovë, kërkesa për hapjen e arkivave është përsëritur vazhdimisht nga institucionet shtetërore dhe nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur. Megjithatë, nuk ka asnjë përparim në këtë drejtim, shkaku i refuzimit të Serbisë.

Ky refuzim nga pala serbe e prolongon të vërtetën pa ndonjë afat.

Dëshmitarët plaken, apo vdesin, ndaj kujtesa zbehet, provat materiale degradojnë dhe familjet vazhdojnë të jetojnë me ankthin dhe pyetjen pa përgjigje për mëtë dashurit e tyre.

Kësisoj, e kaluara mbahet e mbyllur në arkiva që nuk hapen dhe në dosje që nuk bëhen publike. Por, përgjegjësia nuk përfundon me hapjen e arkivave. Ajo vazhdon me identifikimin e autorëve, hetimin e zinxhirit komandues dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që urdhëruan, organizuan ose mbuluan krimet. Drejtësia nuk kërkon përgjegjësi kolektive. Kërkon edhe përgjegjësi individuale.

Kalludra e Vogël dhe Jabuka dëshmojnë se përpjekja për t`i fshehur krimet po zgjatë shumë më tepër se vetë lufta. Ndaj, çdo lokacion i ri varrezash masive dëshmon se e vërteta pavarësisht obstruksioneve del në shesh.

Sot, nesër, apo dikur…

Kalludra nuk është fundi i këtij procesi. Me shumë gjasë, nuk do të jetë as lokacioni i fundit që do të hetohet.

Për familjet e viktimave, çdo ditë pa përgjigje është një ditë e humbur. Për drejtësinë, është një kujtesë se koha nuk e zbeh përgjegjësinë.

Për aq kohë sa arkivat në Serbi, mbeten të mbyllura, çdo varrezë masive e zbuluar në Kosovë është dëshmi e drejtësisë së vonuar.

Përgjegjësia për drejtësinë e vonuar nuk i takon vetëm atyre që kryen krimet apo penguan hetimet. Ajo është edhe një sfidë për komunitetin ndërkombëtar, i cili shpesh ka vendosur stabilitetin afatshkurtër mbi kërkesën për llogaridhënie afatgjatë.

Për Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, kjo mbetet një provë e përkushtimit ndaj parimit se paqja e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet pa drejtësi dhe përgjegjësi.

Rajoni ynë nuk mund të ndërtojë paqe të qëndrueshme pa i zbardhur krimet e së kaluarës.

Hapja e arkivave nga ana e Serbisë është domosdoshmëri, ngase zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë dhe bashkëpunimi me drejtësinë nuk janë çështje vullnetit politik, por detyrime që lidhen me vlerat mbi të cilat është ndërtuar rendi evropian.

Nuk mund të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme mbi një të kaluar të mjegullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë…