“Nesër pritet konstituimi i Kuvendit, jo edhe votimi i Qeverisë”

05 gusht 2026 | 22:06

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, tha se është pothuajse e sigurtë që nesër të mos mbahet seancë për votimin e Qeverisë.

“Nesër gjasat janë pothuajse 100 për qind që nuk do të ketë edhe një seancë të dytë të thirrur për votimin e Qeverisë, siç rëndom është synuar nga Vetëvendosja që brenda ditës të bëjë edhe Kuvendin, edhe Qeverinë”, u shpreh Bellagoshi në emisionin Rubikon.
Sipas saj, nesër pritet të përmbyllet vetëm procesi i konstituimit të Kuvendit.

Bellagoshi shtoi se koha deri te votimi i Qeverisë pritet të shfrytëzohet për vazhdimin e bisedimeve politike.

“Kjo ka qenë edhe kërkesa e Lumir Abdixhikut, që të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati deri te votimi i Qeverisë të shfrytëzohet për t’i vazhduar bisedimet”, deklaroi Bellagoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia gjermane sot përdori një robot për të çaktivizuar pajisjet…