Mateo poston këtë foto, komenti i Brikenës merr gjithë vëmendjen

06 gusht 2026 | 11:18

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, duket se janë më të dashuruar se kurrë. Edhe pse lidhja e tyre ka patur mjaft ulje e ngritje, duket se tani gjërat mes tyre po shkojnë shumë mirë.

Pas përfundimit të “Top Arena”, ku të dy kishin rubrikat e tyre, ata u nisën menjëherë me pushime. E teksa po kalonin disa ditë relaksi në Turqi, Brikena dhe Mateo ndanin herë pas here me ndjekësit e tyre foto dhe video krah njëri-tjetrit.

Por së fundmi, Mateo ka postuar në “Instastory” një fotografi të tij që fansat e kanë pëlqyer menjëherë. Por vëmendjen më të madhe e mori komenti i partneres së tij.

“Bukuroshi i zemrës sime”, ka shkruar Brikena në foton në fjalë, shoqëruar me një emoji zemër të kuqe dhe një emoji majmuni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përdoruesit në Kosovë tashmë kanë mundësinë të blejnë Samsung Galaxy…