Politikës faustiniane të Kurtit nuk i mbaron fushata asnjëherë dhe as qeverisja nuk i fillon ndonjëherë
06 gusht 2026
| 13:31
Ish-deputetja Besa Ismaili-Ahmeti ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se qeverisja e tij është karakterizuar më shumë nga fushata e vazhdueshme sesa nga puna konkrete në qeverisje.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Ismaili-Ahmeti shkroi se, nëse fushata zgjedhore do të ishte një formë qeverisjeje, Albin Kurti do të mbahej mend si kryeministri më i madh në historinë e Kosovës.
“Sikur fushata të ishte një formë qeverisjeje, Albin Kurti do të mbahej mend si kryeministri më i madh në historinë e Kosovës. Nën Lëvizjen Vetëvendosje, fushata nuk përfundon kurrë, ndërsa qeverisja nuk fillon kurrë me të vërtetë”, ka shkruar ajo.




