Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve, policia siguron zonën
06 gusht 2026
| 18:17
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për kryeqytet, Enis Pllana.
Pllana tha se Policia menjëherë pasi ka pranuar informatën ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.
“Rreth orës 16:30, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha Pllana.



