Feraj i LV-së e ngacmon LDK’në për Vjosa Osmanin, thotë se populli nuk ua votoi
06 gusht 2026
| 20:03
Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje në kohën kur ka negociata mes LVV dhe LDK-së, ka shkruar për këtë subjekt politik, duke thënë se “populli nuk ia do presidentin”.
LDK-ja po kërkon nga LVV-ja që ta kenë Presidentin si balancim politik institucional, por Feraj thotë se populli nuk ia ka votuar, duke iu referuar Vjosa Osmanit e cila ishte kandidat e kësaj partie për presidente.
“LDK është e vetmja parti që kandidaten e saj për presidente e ka propozu për votim të drejtpërdrejtë nga populli. Populli nuk e ka votuar”, ka shkruar ai.
Përndryshe, sot nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës, pasi Albin Kurti ka kërkuar më shumë. Ky veprim u kritikua nga opozita.



