Kurti: Takimet me LDK-në nuk janë lajm, janë përpjekje për konstituimin e institucioneve

07 gusht 2026 | 13:45

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ende nuk ka një marrëveshje politike ndërmjet palëve.

Kurti ka thënë se takimet me LDK-në nuk përbëjnë lajm, por janë përpjekje të zakonshme për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

“Kur të kemi marrëveshje politike, nga ana ime do të keni edhe material për lajme. Takimet me LDK-në nuk janë më lajm. Janë përpjekje normale për t’i konstituuar institucionet e legjislaturës së 11-të”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e…