Hoxhaj: Qe dy vite, në Kosovë është suspenduar demokracia

08 gusht 2026 | 11:31

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj para seancës së thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se qe 2 vite, në vend është suspenduar demokracia.

Ai para objektit të Kuvendit të Kosovës ka thënë se PDK nuk e bojkton seancën, por do të tregojnë se si e shohin të njëjtën.

Sipas tij, seanca është anti-kushtetuese dhe anti-demokratike.

“Jo vetëm prej dje, por ka 2 vjet që në Kosovë është suspendu demokracia, krejt çka ndodhë është një përmbysje e rendit kushtetues pas çdo rezultati zgjedhor si përpjekje e z.Kurti për ta nënshtru opozitën.

Unë besoj që ne do të japim çdo sqarim të mundshëm, por nuk e bojktojmë punën e Kuvendit si deputetë të zgjedhur, do të ishte e fundit që në thjesht të ikim. Në seancë duhet ta themi qëndrimin tonë, si e shohim këtë seancë. Është anti-kushtetuese, anti-demokratike, e shkel çdo parim të asaj se si duhet të konstituohet Kuvendi.

Ideja e z.Kurti është që ta fajësojë opozitën gjoja se po e bojktojmë një seancë të tillë, seanca është anti-kushtetuese, anti-demokratike”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur…