Vritet me kallashnikov efektivi i Forcave të Armatosura në Korçë
08 gusht 2026
| 17:24
Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në lagjen nr. 14 në qytetin e Korçës, ku ka ndodhur një vrasje.
Sipas informacioneve paraprake, ka mbetur viktimë 20-vjeçari Joan Zuko. Ai shërbente si ushtarak te Forcat e Armatosura.
Për kryerjen e krimit dyshohet të jetë përdorur një armë zjarri kallashnikov.
Autori e ka ndjekur viktimën, i cili nuk banonte në këtë lagje, teksa përpiqej të fshihej në një pallat.
Më pas e ka kapur brenda pallatit dhe e ka vrarë.
Pas vrasjes, autori është arratisur. Policia e ka identifikuar dhe po vijon punën për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe.
Informacionet janë ende paraprake, ndërsa priten të dhëna zyrtare nga Policia e Korçës.



