Këta janë shefat e përzgjedhur në katër sektorë në administratën e QKUK-së
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shpallur rezultatet përfundimtare të konkursit për katër pozita udhëheqëse në administratën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Sipas njoftimit, për katër sektorët janë përzgjedhur kandidatët që kanë marrë pikët më të larta në testimin me shkrim dhe intervistën verbale, shkruan Gazeta Shneta.
Për pozitën Shef i Sektorit të Pronës, fituese është shpallur Havushe Rexhepi, e cila ka marrë gjithsej 75.3 pikë.
Në pozitën Shef i Sektorit të Sistemit të Informimit Shëndetësor është përzgjedhur Flamur Jaha, me gjithsej 73.4 pikë.
Ndërkaq, për pozitën Shef i Sektorit të Ushqimit, fitues është shpallur Fisnik Dobra, me 80.9 pikë në total.
Për Shef i Sektorit të Mirëmbajtjes së Pajisjeve Mjekësore, i përzgjedhur është Berat Krasniqi, me gjithsej 79.5 pikë.
Në këtë pozitë kishte kandiduar edhe Gëzim Mumxhiu, është shpallur kandidat jo fitues me gjithsej 72.1 pikë.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, kandidatët e pakënaqur me procesin e rekrutimit, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, kanë të drejtë ankese në Komisionin e Ankesave të QKUK-së, brenda afatit prej 30 ditësh.



