Deputetët e PDK-së shkojnë në Kuvend, Behrami: Nuk do ta lejojmë zëvendësimin e logos së Republikës me atë të LV-së

12 gusht 2026 | 11:07

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar nga Kuvendi i Kosovës, duke akuzuar pushtetin për, siç është shprehur ai, “tradhti ndaj shtetit” dhe për kontroll të institucioneve.

“Ne jemi këtu, në Kuvend. Lërini instalacionet në hollin e Kuvendit, sepse nuk mundeni ta mbuloni tradhtinë që po ia bëni këtij shteti”, është shprehur Behrami.

Ai ka pretenduar gjithashtu se dyert e Kuvendit janë të mbyllura dhe se gazetarët nuk po lejohen të hyjnë brenda.

“Këta i kanë okupuar të gjitha institucionet. Ka mbetur vetëm logon e Republikës ta zëvendësojnë me logon e LV-së. Por, ne nuk do ta lejojmë”, ka deklaruar deputeti i PDK-së.

ë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Sadiku shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me numër:…