Jashari: Përplasjet në Kuvend pasqyrojnë përçarjen që LV-ja ka krijuar në shoqëri

14 gusht 2026 | 14:40

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka deklaruar se situata e krijuar të mërkurën në Kuvendin e Kosovës është pasqyrë e përçarjes që, sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje (LV) ka krijuar në shoqërinë kosovare.

E ftuar në “KosovaLive”, Jashari ka theksuar se zhvillimet në Kuvend kanë reflektuar klimën e krijuar në shoqëri.

Ajo theksoi se Kuvendi, si institucion, do të duhej të ishte shembull i një kulture politike dhe shoqërore që edukon edhe të rinjtë e vendit.

“Do të duhej të ishte pasqyrë e një kulture që synon t’i edukojë edhe të rinjtë e vendit”, është shprehur Jashari.

Deputetja e PDK-së, ka thënë  gjithashtu se i ka ardhur keq për etiketimet dhe komentet që janë bërë në rrjetet sociale pas zhvillimeve dhe përplasjeve në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Haradinaj nga Aleanca është deklaruar për situatën e fundit…