Haziri: Ka me ju dalë tymi herët a vonë atyre që LDK-së i largohen nga bashkëpunimi

14 gusht 2026 | 16:28

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe situatën brenda Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar atë si kontraverse.

Haziri ka komentuar deklaratat e fundit të kryetarit të LV-së, Albin Kurti, duke theksuar se ato, sipas tij, kanë qenë kontradiktore.

“Se sa është kontraverse situata brenda LV-së pasqyrohet nga deklaratat e kryetarit të saj. Deri dje tha se ‘po lypin shumë e nuk ju jap’, ndërsa sot tha se ‘po ju ofroj shumë e janë tërheq’”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Ai ka folur edhe për vendimin e LDK-së për t’u tërhequr nga procesi i bashkëpunimit, duke thënë se partia e tij e mban ende qëndrimin për një president konsensual.

“LDK ka dal dje nga procesi i bashkëpunimit si ofertë drejt shkaktimit të proceseve politike. Ne e mbajmë fjalën për president konsensual, por konstituimi i Kuvendit është hapi kryesor për me pasë president dhe qeveri”, ka shkruar ai.

Haziri ka shtuar se LDK-ja ka kaluar edhe më herët nëpër procese të vështira politike.

“Ka me ju dalë tymi herët a vonë atyre që LDK-së i largohen nga bashkëpunimi. Kthehu prapa dhe e gjeni vetën shpejt. Ne e kemi paguar çmimin tonë. Kemi përballu procese edhe më të rënda se kjo”, ka shkruar Haziri.

Në fund, ai ka përsëritur qëndrimin e tij për rolin e LDK-së në politikën e Kosovës, duke thënë: “LDK-ja ka qenë dhe mbetet besë e shpresë për këtë Republikë!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht nëse po udhëtoni drejt Kosovës apo po planifikoni kthimin…