“Bllokues atëherë, bllokues edhe sot” – Behrami godet VV-në: A dini diçka më shumë sesa të mashtroni qytetarët?

14 gusht 2026 | 20:12

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka krahasuar situatën politike të vitit 2026 me atë të vitit 2014, duke akuzuar Vetëvendosjen për bllokim të institucioneve dhe manipulim të opinionit publik.

Sipas Behramit, dallimi thelbësor është se PDK-ja në vitin 2026 e pranon rezultatin zgjedhor, ndërsa VV-ja në vitin 2014 nuk e kishte pranuar rezultatin. Ai thekson gjithashtu se VV-ja aktualisht i ka votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Behrami ka përmendur edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025, duke argumentuar se ai përcakton një afat 30-ditor për përfundimin e konstituimit të Kuvendit.

Ai ka kritikuar gjithashtu qasjen e VV-së ndaj dialogut, duke pretenduar se në vitin 2014 PDK-ja kishte kërkuar dialog, ndërsa në vitin 2026, sipas tij, partia fituese po “simulon dialogun”.

“Bllokues keni qenë në 2014. Bllokues jeni edhe në vitin 2026”, ka deklaruar Behrami.

Ky është postimi i plotë:

Përgjigje për manipuluesit e Vetëvendosjes

Këto janë dallimet rrënjësore ndërmjet zgjedhjeve të vitit 2014 dhe këtyre të vitit 2026:

1. Në vitin 2014, VV-ja nuk e kishte pranuar rezultatin zgjedhor.
2. PDK-ja e pranon rezultatin zgjedhor të vitit 2026.
3. Në 2026, VV-ja i ka votat e mjaftueshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
4. Në vitin 2014, PDK-ja nuk i kishte votat e mjaftueshme për ta konstituuar Kuvendin dhe për ta formuar Qeverinë.
5. Në këto zgjedhje e kemi aktgjykimin e vitit 2025 të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh, afat mandator, pra jo të fillojë konstituimi, por të përfundojë.
6. Në zgjedhjet e vitit 2014, nuk kemi pasur një vendim të qartësuar nga Gjykata Kushtetuese.
7. Në vitin 2014, PDK-ja e kishte filluar seancën konstituive brenda afatit kushtetues dhe nuk kishte qartësi kushtetuese si tani në vitin 2026.
8. Në këto zgjedhje, partia fituese simulon dialogun.
9. Në zgjedhjet e vitit 2014, PDK-ja kishte kërkuar dialog real, por ishte bojkotuar nga blloku opozitar.
10. Bllokues keni qenë në 2014. Bllokues jeni edhe në vitin 2026.
Pyetja është: a dini diçka më shumë sesa të mashtroni dhe manipuloni qytetarët?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tren i dytë ka dalë nga shinat në Anglinë…