Kimi dhe Putini riafirmojnë lidhjet në Ditën e Çlirimit të Koresë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka riafirmuar forcimin e marrëdhënieve me Rusinë në një mesazh drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, me rastin e përvjetorit të çlirimit të Gadishullit Korean nga sundimi kolonial japonez.
Kim iu përgjigj një mesazhi urimi të Putinit për 81-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, shkruan Reuters.
Putin ka theksuar se lidhjet mes Moskës dhe Phenianit janë ndërtuar mbi historinë e përbashkët të luftës kundër Japonisë dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë në sektorë të ndryshëm.
Marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Rusisë janë thelluar ndjeshëm vitet e fundit, veçanërisht pas mbështetjes së Phenianit për Moskën në luftën kundër Ukrainës.
Sipas raportimeve, Koreja e Veriut ka dërguar trupa dhe armatim për të mbështetur Rusinë, duke shënuar një nga përfshirjet më të mëdha ushtarake të Phenianit jashtë vendit që nga vitet 1950.
Ndërkohë, presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka bërë thirrje për rifillimin e dialogut me Korenë e Veriut dhe për hapa drejt një marrëveshjeje paqeje, por Pheniani deri më tani i ka refuzuar këto propozime.



