Sulm rus gjatë natës në Kiev

16 gusht 2026 | 08:23

Forcat ruse kanë nisur një sulm me raketa ndaj Kievit në orët e para të së dielës, duke shkaktuar zjarre në të paktën dy zona të kryeqytetit ukrainas.

Sipas autoriteteve lokale, si pasojë e sulmit të paktën një person është plagosur, raporton The Guardian.

Dëshmitarët kanë raportuar shpërthime të fuqishme në qytet, ndërsa alarmet ajrore ishin aktivizuar pas orës 02:00.

Sulmi vjen në një kohë kur Ukraina po vazhdon gjithashtu goditjet me rreze të gjatë ndaj objektivave ushtarake brenda territorit rus.

Autoritetet ukrainase po vazhdojnë të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga sulmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka riafirmuar…