Clintoni ishte acaruar me serbët për Thaçin, zbardhet dokumenti i vitit 1999 (dokument)

16 gusht 2026 | 11:18

Më 6 qershor 1999, deri sa bombardimet e NATO-s mbi ish-Jugosllavinë vazhdonin, presidenti i ShBA-së, Bill Clinton dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, e kishin zhvilluar një bisedë telefonike dhjetëminutëshe për situatën në Kosovë.

Në dokumentet e deklasifikuara, të cilat i ka siguruar Demokracia.com, zbardhet plotësisht komunikimi i presidentit Clinton, por jo tërësisht edhe biseda e Tony Blair, së cilës një pjesë e këtij komunikimi ende nuk i është deklasifikuar.

Gjatë bisedës, presidenti Bill Clinton kishte shprehur mllefin e tij ndaj shtetit të Serbisë, pasi këta të fundit kishin kërkuar që ta fshijnë e largojnë Thaçin dhe UÇK-në. Po ashtu, presidenti Clinton e kishte informuar edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Pozicioni është se rusët dhe kinezët nuk do të lejojnë që një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të kalojë derisa të ketë një pauzë bombardimi, por ne nuk do të ndalojmë nëse nuk ka prova të qarta të tërheqjes“, ishte shprehur Clinton për situatën dhe bombardimet në ish-Jugosllavi.

Në vazhdim të bisedës, Bill Clinton i kishte treguaar kryeministrit britanik se ishte acaruar me propozimet e Serbisë për ta larguar Thaçin.

Ne ua kemi borxh këtyre njerëzve (kosovarëve), dhe mos harroni se ata (serbët) po na kërkojnë të hamë shumë mut. Tani që ata duan që ne ta zhdukim Thaçin dhe UÇK-në dhe t’i japim kësaj Autoriteti pesë vjet për të punuar, njerëzit tanë do të jenë gjithashtu në njëfarë rreziku fizik. Duhet të mendojmë për rrugën e gjatë këtu. Shikoni Bosnjën katër vjet më vonë. Ne po investojmë shumë para këtu. Nëse mund të sigurojmë ca para nga FMN-ja dhe Banka Botërore… por ka lloj-lloj pengesash për këtë. Epo, ti dhe unë jemi në të njëjtën pozitë. Nuk mund t’i lejojmë njerëzit tanë të dobësohen për këtë çështje. Nëse evropianët qëndrojnë të vendosur për këtë, duhet të jemi në rregull pas një ose dy ditësh. Mund t’i bëj edhe një telefonatë Chrétien-it. Ai ka shumë miq atje, në Evropë. E di që ai është dakord me ne. Mund të na duhet të bëjmë edhe pak përkujdesje për këtë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita dhe Ballkani e nisin sot rrugëtimin në sezonin e…